Dje, GJK dha vendimin për shembjen e Teatrit, një vendim as mish as peshk për sorrat dhe horrat e SHQUP-it, që dolën në mbrojtje të gërmadhës me emrin Teatër, që kurrë nuk kishin parë as edhe një shfaqje të vetme aty.
Duke qenë se bashkë me horrat dhe sorrat u bashkua edhe Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese u fut në lojë duke shqyrtuar vendime administrative që janë jashtë kompetencave të saj.
Por përfundimi i padëshiruar, ku prishja e gërmadhës u cilësua e ligjshme, por edhe aq i ligjshëm edhe ndërtimi me një ndryshim, që Teatri dhe pronësia e truallit nuk duhet t’i kalojnë Bashkisë por të qëndrojnë në pronësi të Ministrisë së Kulturës.
Në fakt Bashkia është tërhequr nga ndërtimi me fondet e saj dhe është marrë vendimi kahera dhe janë kaluar të gjitha procedurat në të gjitha strukturat për rifillimin e ndërtimit.
Mirëpo çmenduria më e madhe është inisiativa e lehësave nga aleanca për Teatrin që nuk ekziston, e deri te tufa e koneve që mirë që nuk dinë të lexojnë, por duan të bëjnë edhe opinionin analfabet funksional dhe shurdh me vesh siç janë intrigantët.
Ndërsa GJYKATA e konsideron të ligjshmë shembjen e Teatrit, lehësit ulërasin që shembësit duhet të shkojnë në burg, sepse nuk shkelën ligjin dhe më e bukura se shikojnë dhe ëndrra me ndërtim… ku ta duan sorrat, horrat, korbat Teatrin e ri, atje do e bëjë Luli dhe lularët.
Veprimet e kësaj turme thjesht të irritojnë kur shikon se si guxojnë të shpifin e gënjejnë publikisht për gjëra që nuk ka nevojë t’i lexosh, mjafton të kesh sy të shikosh.
Horrat dhe sorrat dinë apo nuk dinë të lexojnë Vendimin e GJK për Teatrin?! Sëmundje e pashërueshme pas 25 prillit: Humbja është fitore… e padukshme!
Ndaj i urojmë fitore të tilla maskarenjve antizhvillim, si ajo e 25 Prillit e Teatrit dhe në fund dhe e Ilirit në Reç./Ekskluzive.al