Të shumta kanë qenë reagimet nga palët pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar. Analfabetët dhe humbsit që fitojnë sa herë humbin vazhdojnë të flasin përçartë. Juristi i njohur, Plarent Ndreca ka ironizuar Gazmend Bardhin pas interpretimit të tij.
Bardhi tha se vendimmarrja e sotme e Gjykatës Kushtetuese është vetëm hapi i parë, prova e pakundërshtueshme për abuzimin me pushtetin nga qeveria kur asgjëkundi nuk flitet për abuzim dhe prishja është mëse ligjore.
Lexohet dhe shkruhet: “Gjykata Kushtetuese, miraton vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, për prishjen e Teatrit Kombëtar!
Gaz Bardhi e lexon: “Gjykata Kushtetuese merr ne mbrojtje Teatrin Kombëtar”?!
PLarent Ndreca: Jo vetëm rezultatet elektorale, po as vendimet e gjykatës nuk po mësojnë t’i lexojnë këta.” /Ekskluzive.al