Sali Berisha e ka konsideruar si një fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot anuloi Ligjin Special dhe vendimin për nisjen e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar nga Bashkia, por nuk ka asnjë tagër ta ndaloi të ndërtohet nga qeveria.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky vendim i dha mësimin e merituar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Fusha, të cilët doktor Mortja i quan balozë të drogës, në një kohë kur vetë është faqja më e turpshme e Shqipërisë dhe i vetmi politikan Europian me poste të larta, që shpallet non grata nga SHBA, për korrupsion dhe dhjetra vepra penale, që drejtësia shqiptari si bordello e tij dikur, as që e hetoi dhe gjykoi.
Por, sot Berisha është i rrezikuar seriozisht familjarisht dhe megjithatë guxon dhe merret me punë që nuk janë të tija dhe sulmon me veprat për të cilat është damkosur nga DASH, Ramën dhe Veliajn, që nuk kanë humbur asgjë nga ky vendim gjykate, kurse familja e tij po sot humbi një gjyq tjetër të rëndësishëm në SHBA.
Shkëlzen mbetet ai ishte “sypeshkaqeni” duke humbur betejën me gazetarin amerikan Guy Lawson për librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit.
Por ja çfarë shkruan Berisha për fitore-humbjen alla PD
“Aleanca qytetare ngadhënjeu mbi drogën, krimin e bandës Rama-Veliaj-Fusha! Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtësinë. Ndaj le t’ju përcjellim një përshëndetje të përzemërt heronjve te Aleancës Qytetare qe me qëndresën e tyre epike u dhanë mësimin e merituar balozëve të drogës dhe krimit kombëtar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha.
Kjo bande kriminale duhet te pësojë sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombëtar. Ajo duhet te shkatërrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindërtohet nga e para ashtu siç ishte, për te rivendosur ne piedestalin e merituar vlerën e tij kombëtare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtësve te tij heroik! Sb” /Ekskluzive.al