Nuk prisja asgjë nga ky tipi komunist, lëreni të qetë të shkojë në botën e përtejshme me idetë komuniste.
Nuk mërzitem aspak madje këto reagime të tipit bolshevik i kam pritur, prej kësaj mendje të mykur dhe diktatoriale e kam vuajtur familjarisht sistemin kriminal komunist, me marrje jete, me burgje, persekutime, internime e të tjera, kështu që e prisja dhe nuk ndihem i mërzitur aspak, pavarësisht vulgaritetit të tij hedhur padrejtësisht ndaj shërbestarit të Shqiperisë Etnike, Mit’hat Abdyl Frashërit.
Mendoj se, në këto 30 vjet të këtyre proceseve të brishta demokratike, këtyre mendimeve nuk iu ka ndodhur asgjë, ata vazhdojnë të paguhen akoma si veteranë nga taksat e shqiptarëve duke mos qenë të tillë.
Kjo është e padrejtë. Shqipërinë ata e kanë drejtuar dhe po e drejtojnë, gjyqësorin, prokurorinë, të gjitha institucionet, fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre janë ende, madje edhe reformën në drejtësi ata po e bëjnë.
Ky është rrugëtimi i Shqipërisë. Gjatë gjithë kësaj kohe personalisht kam kuptuar që mendimet e tyre janë nga më të ulëtat dhe shoqëria shqiptare po tallet me ta. Gjithsesi mendoj se duhet kohë, duhet të ishin ndëshkuar krimet e komunizmit dhe të gjithe ata që kryen krime dhe lyen duart me gjak shqiptari duhet të ishin përgjigjur përpara drejtësisë.
Duhen ligje demokratike, duhet kulturë demokratike, duhet fryme vëllazërimi, duhet ndërgjegjësim, duhet pjekuri dhe vullnet për t’u kuptuar faji dhe gabimet, por kjo është e vështirë dhe të drejtën askush nuk e pranon lehtë, por keqardhje për këtë mendësi idiotësh dhe shumë të cekët.
Për shkak të kësaj sjellje, ne si shqiptarë do vazhdojmë të jemi të ndarë dhe kjo nuk i shërben aspak afrimit midis njëri-tjetrit që ne shqiptaret të jemi të bashkuar dhe të shohim përpara si shoqëri e lirë dhe me mendime demokratike. Mos harroni se sot është epoka e Shqipërisë dhe e shqiptarëve dhe më shumë se kurrë kërkohet bashkim dhe përgjegjësia e përçarjes bie mbi ata që gjithmonë kanë përcjellë frymën antikombëtare.
Kjo ka një shpjegim sepse ata nuk kanë ndjenja njerëzore, veprimtaria e tyre është vetëm kriminale. Ne iu kemi lënë kohë që ata të ndërgjegjësoheshin për veprimtarinë e tyre, të ndërgjegjësohen për gënjeshtrat, përbaltjen, historinë, për izolimin e Shqipërisë, për shpifjet, gojën e shthurur mbi Ballin Kombëtar dhe mbi ballistët padrejtësisht.
Këtu tregohet niveli shumë i ulët i tyre, në mendësinë e tyre ngelet vetëm dhe vetëm denigrim, shpifje, egërsi, gënjeshtra. Shikoni sa gënjejnë, mendojnë se shqiptarët nuk i kuptojnë, thonë se kemi luftuar në trevat shqiptare dhe e çliruam Kosovën.
Është çliruar Kosova? Ç’donin ata atje? Ata po, vajtën atje dhe vranë atdhetarët më të mëdhenj dhe ia nënshtruan trevat shqiptare Serbisë. E kush janë tani tradhtarët? Balli Kombëtar apo ata? Krimineli nuk kupton, ai mbetet i tillë gjithë jetën, prandaj krimet duhet të ishin ndëshkuar në këto 30 vjet demokraci.
Ata e patën kohën e mjaftueshme që të ndërgjegjësoheshin, ata duhet të ishin ndëshkuar për falsifikim të historisë, ata duhet ta kuptonin vetë dhe të dilnin përpara shoqërisë shqiptare të kërkonin falje mbi këtë shkatërrim që i bënë kombit shqiptar nga mendësia kriminale e tyre, por mendjemykur ngelën dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga liria dhe demokracia dhe nga fryma vëllazërore.
Ata fituan për shkak të sinqeritetit vëllazëror që kishte Balli Kombëtar, për ata ne jemi akoma armiq, tradhtarë dhe bashkëpunëtorë, kjo frymë i dëmton shumë proceset e Shqipërisë. Mendoj se ka ardhur koha e respektimit të njëri-tjetrit, është koha e mendimeve të lira dhe demokratike dhe jo nga kjo gjuhë e tyre.
Mos harroni se kjo vjen edhe për faktin sepse shoqëria shqiptare është shkëputur krejtësisht nga ata, nuk i mbështet askush madje edhe vetë Partia Socialiste, e cila ka filluar dhe tallet, i përdor ata vetëm për t’iu marrë votat, ata duan vetëm t’iu varësh disa dekorata dhe të nderojnë me grushtin lart.
Ata kanë perënduar përgjithmonë, ata do të ngelen mendësia më e urryer e shoqërisë shqiptare dhe kjo ka për të ndodhur, për këtë atyre iu vjen inat. Më vjen keq, por ç’të bëjmë, koha na dha ne të drejtë, ky është rrugëtimi i pastër, i drejtë thellësisht dhe plotësisht kombëtar i Ballit Kombëtar. Sa të ngordhin disa mendje të mykura që hiqen si profesorë, si historianë dhe luftëtarë të mëdhenj atëherë do të shpetoje Shqipëria dhe shqiptarët njëherë e përgjithmonë…
Muharrem Xhafa. Gjallë është ky? Unë kam thënë dhe vazhdoj të them të drejtën dhe vetëm të vërtetën, gjithçka të mbështetur mbi fakte dhe të dokumentuara. Kjo është pranuar edhe vetë prej tyre që këto krime janë kryer nga vetë ata kriminelë.
Zotëri, këta njerëz të shpifur nuk kanë kuptuar asgjë nga veprimet e tyre kriminale dhe diktatoriale, izolimin e Shqipërisë nga bota demokratike, nuk kanë kuptuar asgjë as nga koha e mendimeve të lira demokratike, unë mendoj se këtij grupimi njerëzish duhet t’iu krijojmë kushte për të zhvilluar idetë dhe jetën e tyre, t’iu ndërtosh disa objekte, t’i vendosësh të rrinë së bashku dhe të shohin me sytë e tyre si e si do të shembet sistemi i menduar prej tyre, do të hanë njëri-tjetrin, do t’u hyjë krimbi si ajo molla që e gërryen krimbi dhe bie vetë nga pema.
Kjo është e gjitha, vetëm atëherë ata do ta kuptojnë, sepse deri tani kanë rrojtur mbi kurrizin dhe djersën e shqiptarëve. Kuptoni sa të trashë janë, sa gënjeshtra dhe shpifje kanë bërë; thonë se janë 28000 mijë dëshmorë. Dakord deri këtu, por mesa di unë këta vetë kanë regjistruar 24 brigada apo divizione dhe po të besh një llogari të thjeshtë, këto brigada nuk kishin mbi 1000 partizanë, për 24, atëherë kemi 24000 partizanë. Po këta kanë regjistruar 28000, 4000 mijë ku shkuan më shumë? Po mirë të gjithë këta 24000 mijë u vranë?
Prandaj mendja e tyre është gallatë, mashtrim dhe dogma të mendësisë komuniste. Unë flas me fakte, statistikat flasin se janë vrarë 136 italian dhe gjermanë. Ku është lufta e famshme e lavdishme e të tjera? Ku janë batalione, brigada, korporata kaq mijë dhe aq mijë të vrarë? Pastaj kuptoni një gjë, që sikur të ishte bërë luftë e vërtetë kundër gjermanëve dhe italianëve, a e kuptoni ju se shqiptaret do ishin vrarë dhe shkatërruar? Kuptoni një gjë, se me kë po përballeshin, por kriminelët komunistë e kishin si strategji, binin një pushkë këtu dhe atje dhe bënin sikur luftonin.
Ata kanë vrarë vëllezërit e tyre shqiptarë, deri në 6000 shqiptarë. Shikoni statistikat 136 pushtues të vrarë dhe këta janë vrarë për arsye të tjera, kurse shqiptarë 6000. E kuptoni me kë kanë luftuar këta partizanë dhe komunistë kriminelë? Gjithmonë Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format edhe mbas prishjes së marrëveshjes së Mukjes nga sllavo-komunistët që në Shqipëri të mos ndodhte gjakderdhje, që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë.
Balli Kombëtar u përpoq t’i edukonte shpirtzinjtë, kriminelët komunistë që ata të mos bëheshin elementë të rrezikshëm, por kjo ishte e pamundur. Kriminelët komunistë filluan luftën vëllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katërta anët e Shqipërisë. E filluan në datën 8-9 shtator, të vitit 1943, nga Devolli duke therur me thike kokat e shqiptarëve Zia Gashi nga Kosova dhe Hadi Kazimati.
Duhet thënë ashtu siç ka ndodhur, këta kriminelë pasi i kanë prerë kokat e tyre janë tallur, duke i gjuajtur me këmbë kokat dhe duke iu thënë, pa çohu Zia dhe çohu Hadi, komandoni ushtarët tuaj trima… Së bashku me ta ata vranë edhe 4 ballistë të tjerë. E kështu shpirtzinjtë vazhduan barbarizmat në të katër anët e Shqipërisë, vranë me atentat Sekretarin e Rinisë së Ballit Kombëtar, Hazis Shara.
Masakruan në Matjan të Lushnjes 67 ballistë, duke i therur dhe duke iu trazuar zorrët nëpër bark dhe duke nxjerrë përjashta organet e brendshme të njeriut. Nuk ishin shqiptarë këta? Vranë në Gjirokastër Rukmedin Dino me katër vetë, tradhtuan çetën e Hysni Lepenicës duke vrarë 36 komandantë çetash. Sërish vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokolarin, Tajar Carcanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushin, Sefedin Haderri, Boco Kalon, 70 vjeç, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun me gjithë të birin 15 vjec. E shikoni sa të pamëshirshëm kanë qenë katilat komunistë? Në sytë e të birit vrasin babain dhe në sy të babait vrisnin të birin.
Vranë Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato. Shkoni dhe pyesni në fshatin Libohovë të Gjirokastrës. Kriminelët komunistë kanë likujduar një fshat të tërë, kanë vrarë 109 burra. Njerëz kanë qenë komunistët dhe partizanet? Jo more jo, vetëm kriminelë. Në mënyrë të pabesë krimineli Mehmet Shehu vret në Dunice të Pogradecit 68 ballistë.
Ky kriminel nuk ndjente të ngopur me mish ballisti, vrau 22 djelmosha në Martanesh. Vazhdojnë kriminelët, sërish në Korçë çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi në mënyrën më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorën sytë, u thyen krahët, të pamëshirshëm iu këpusnin organet seksuale. Këta mundet të quhen heronj.
Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, i hedhin në një përrua ku dhe u kalb mishi i tyre. Sërish në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Camin.
E pra të gjithë këta ishin shqiptarë, por tragjedia vëllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipskës në Voskopojë të Korçës, zbulohet krimi i radhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 180 vetë, gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë këmbë e kokë, mbathur me patkonj kali. Këtyre mundet t’u thuhet atdhetarë dhe patriotë? Vetëm kriminelët silleshin kështu.
Në Tiranë më 14 nëntor 1944 në hotelin Bristol sot muzeu kombëtar vrasin 14 vetë: Ismail Petrela, tre vëllezërit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Cika dhe kunati i tij, së bashku me pesë të tjerë. Këto janë disa nga statistikat, të cilat tashmë janë të dokumentuara, ka edhe raste të tjera dhe nga arkivat tona mund të themi me siguri se janë deri në 6000 shqiptarë.
Këto krime barbare kanë kryer komunistët në luftën vëllavrasëse ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë në vitet 1943-1944-1945. Po gjatë 50 viteve në vazhdim? Veteranë duhet t’iu themi këtyre, patriotë duhet t’iu themi këtyre, atdhetarë duhet t’iu themi këtyre? Vetëm në Shqipëri ndodhin këto gënjeshtra. Mirë, mua nuk më besojnë. Shikoni këtë dokument të ambasadorit gjerman që mban datën 17 shkurt të vitit 1944, që përshkruan ekzekutimin nga kriminelët komunistë të mbi 170 ballistëve, në fashtin Shipcka të Korçës, apo dhe këtu gënjen Balli Kombëtar?
Të gjitha krimet barbare të tyre janë të provuara dhe të dokumentuara. Kuptoni ju njerëz që ende ne duhet t’iu themi këtyre të pashpirtve që nuk kanë kuptuar akoma, se duhet të kishin kërkuar ndjesë, por vazhdojnë akoma me fyerje dhe banalitete. Unë mundet t’iu them atyre kafshojeni gojën dhe rrini urtë, dilni dhe kërkoni falje për gjithçka që i keni bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kërkoni falje publikisht more kriminelë.
Keni sy dhe faqe, pale na bëni akoma tradhtarë, të pabesë! Pushoni dhe mbylleni gojën tuaj të shpifur, sepse vetëm prej jush ka vuajtur ky komb i mjerë, pushoni ore të paudhë dhe të pafe. I kam lexuar të gjitha shkrimet e tyre me shumë kujdes, jam edukuar ndryshe nga familjarët e mi, kam një kulturë tradicionale si gjithë familjet shqiptare.
Si familje dhe si fis kemi kontributin tonë në historinë e Shqipërisë, kemi dhënë gjithçka, ia kemi bërë hallall kombit tonë dhe do ta vazhdojmë ta japim sa herë të kërkohet, por kjo është demokracia. Secili të flasi ashtu siç ai e mendon, kjo është liria e fjalës. Kjo e bën edhe gazetën tuaj më demokratike, që të ketë edhe mendime të ndryshme, pavarësisht banalitetit, por duhet të flitet realisht me prova dhe me fakte dhe pa e fyer dhe përbaltur atdhetarin dhe patriotin, këtu bëhet dallimi midis nesh dhe atyre gojëprishurve dhe shpirtzinjve.
Ata mendojnë se Shqipëria është vetëm e tyre, nuk ka vend për shqiptarë të tjerë. Kurse ne themi se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga bindjet.
Kështu jemi ne dhe ky është dallimi ynë, kjo është e vërteta, pavarësisht me vonesë, por kam bindjen se sa të ngordhi goja e disa veteranëve e këtij tipi si Xhafa, sa të ngordhi goja e përdalë e Milos dhe sa të hiqet mendësia komuniste e disa veteranëve të mjerë, mendoj se Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga kjo ligësi dhe mendësi denigruese dhe e dëmshme për kombin shqiptar. Kjo është e gjitha!