23-vjeçari shqiptar, Atilio Ndreka, i cili u godit brutalisht me shkop bejsbolli në Itali nga një grup të rinjsh ka humbur jetën në spital për shkak plagëve të rënda që kishte marrë kudo në trup.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mantova, ku i riu së bashku me një 35-vjeçar italian u dhunuan në parkingun e një qendre tregtare.
Shqiptari dhe miku i tij italian ishin telefonuar nga një i njohuri i tyre, por sapo kanë arritur në qendrën tregtare janë sulmuar brutalisht. Sipas dyshimeve të para, ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për drogën, ndërkohë që policia italianë po vijon hetimet.