Një emigrant maroken është qëlluar për vdekje brenda një lokali.
Në ngjarje është përfshirë politikani italian i partisë “Lega”, Massimo Adriatici, i cili e ka qëlluar për vdekje.
Sipas ANSA, ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës në Piazza Meardi, në Voghera, ku Adriatici nxori armën dhe vrau marokenin 39-vjeçar pasi një konflikti në lokal.
Adriatici, i cili ka licencë për armë, pretendon se marokeni, i cili ishte një emër i njohur për drejtësinë, sulmoi klientët që ndodheshin në lokal, si dhe atë vetë.
Policia tha se ai e qëlloi dhe e goditi emigrantin pranë zemrës pasi u shty nga ai, ndërsa raportohet se viktima ishte në gjendje të dehur.
Kreu i “Lega”, Matteo Salvini, pretendon se Adriatiku veproi në vetëmbrojtje.
Viktima, Youns El Boussetaoui, kishte një rekord të frikshëm penal për kërcënime, rezistencë ndaj arrestimit, drogë, drejtim makine në gjendje të dehur dhe pa licencë, mashtrimi dhe armëmbajtje pa leje, thanë burimet gjyqësore.