Juventusi shpallet kampion i Italisë për herë të 7 radhazi, ndërsa për herë të 4-t radhazi bën bis trofesh, pasi fiton edhe Kupën.
Bardhezinjtë morën atë që deshën ndaj Romës, një barazim 0-0 dhe një pikë të mjaftueshme për t’u shpallur edhe matematikisht kampionë, një javë para fundit të Serisë A.
Në ‘Olimpico’ u luajt një sfidë mjaft e bukur dhe me raste të shumta për të dy skuadrat, ndonëse për Romën e Di Francescos kampionati ishte mbyllur, ndërsa verdhekuqtë e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të marrë nga belgu Nainggolan.
Napoli fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Sampdorias në ‘Marassi’, falë golave të shënuar nga Arkadiuz Milik dhe Raul Albiol.
Gjithsesi ky 3-pikësh nuk ka asnjë vlerë për skuadrën e Sarrit, që mbylli një tjetër sezon pa trofe, pavarësisht se luftoi për t’u rikthyer te titulli kampion pas shumë vitesh.