Shumë prej nesh janë ndodhur në situata ku ndonjëri nga pjesëtarët e familjes ka patur rrahje të shpeshta zemre.
Në këtë artikull do të ofrojmë dy metoda të thjeshta, por efektive, që mund të ndihmojnë në normalizimin e rrahjeve të zemrës.
Mënyra e parë:
Në një tas hidhni ujë të ftohtë. Lageni fytyrën me ujë dhe nëse keni akull, aq më mirë, shtojeni dhe atë.
Mbani frymën dhe vendoseni fytyrën në enën me ujë të ftohtë për disa sekonda.
Gjithashtu mund ta masazhoni lëkurën me kube akulli, sidomos në pjesën e ballit.
Mënyra e dytë:
Kjo procedurë do të veprojë në nervin që rregullon tkurrjen e zemrës. Teknika kryhet si më poshtë:
Merrni frymë thellë dhe nxirreni pas disa sekondash. Shtrëngoni gjithashtu muskujt e barkut. Këtë veprim përsëriteni disa herë.
Mos i provoni kurrë këto metoda, nëse takikardia është e lidhur me dhimbje të forta në gjoks. Në situata të tilla, është mirë që menjëherë të telefononi ambulancën!