Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që ai e quan masakër zgjedhore.
Me anë të një postimi në rrjetet social, Basha thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike e cila pretendon ende se i ka fituar zgjedhjet.
“25 prilli ishte një masakër zgjedhore!
Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR.
Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.
Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.”