Gjatë kësaj periudhe që po mbahen Lojërat Olimpike në Tokio, kemi parë shpesh publikime të politikanëve shqiptar por dhe të Komitetit Olimpik Shqiptar që të na flasin me superlativa për organizimin dinjitoz që është bërë për sportistët shqiptar.
Mjaftoi dita e sotme për të dal në pah edhe njëherë mënyra qesharake e organizimit nga Komiteti Olimpik Shqiptar.
Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja garoi sot duke arritur një rezultat fantasike pasi u rendit i katërti në botë.
Për vetëm 1 kilogram, Çalja do arrite të dilte me medalje nga këto Lojëra Olimpike, por megjithatë dhe ky klasifikim është një sukses historik për të.
Ajo që ra në sy ishte fakti se Çalja nuk ishte i shoqëruar në këtë kompeticion nga trajneri i tij Gerald Toska.
Vendin e tij e kishte zënë Elez Gjoza, presidenti i shumë kontestuar i Peshngritjes shqiptare.
Me gjasë Briken Çalja mund të jetë ndër të vetmit sportistë në këto Lojëra Olimpike që nuk shoqërohet nga trajneri. (TemA)