Greqia vazhdon të jetë në luftë me zjarret që kanë përfshirë një pjesë të madhe të rajoneve të saj.Glafkos, Patra, Koukouli, Achaia, Kretë, Athinë, Halkidiki janë disa nga rajonet më të prekura ku erërat e forta e kanë bërë më të vështirë shuarjen e flakëve.
Zona e Souli është evakuuar, ndërsa flakët kanë arritur në shtëpitë e para. Perimetri në lartësinë e Glafkos u mbyll, ndërsa kataliza e romëve në Riganokampos po evakuohet. Në këtë kohë flakët janë përhapur në Riganokampos.
Në zonë, këmbanat po bien për të evakuuar vendbanimet. Në Souli, sipas “patrastimes.gr”, banorët refuzojnë të lënë shtëpitë e tyre pavarësisht thirrjeve të policisë.