Kryeministri Britanik Boris Johnson e ka kaluar me shumë sportivitet një moment të sikletshëm. Johnson po mbante një çadër në dorë e cila nuk po i bindej shumë teksa ndodhej në një përkujtimore për oficerët e policisë.
Për një moment çadra iu kthye mbrapsht dhe kjo shkaktoi të qeshura te vetë Johnson, te princi Charles i ulur pranë tij dhe figura të tjera publike.