Pas vendimit të Kurtit që këtë herë të mos shkonte në takimin rajonal që mbahet në Shkup, Bilushi i Metës ka vlerësuar lart vendimin e tij dhe ka bërë këtë koment për publikun.
Të dashur miq!
Sot jemi të gjithë të gëzuar që Kryeministri Kurti e refuzoi takimin rajonal në kuadrin e Procesit të Berlinit. Ky është një vendim i fortë, që na jep shpresë të gjithëve.
Deri tani, i vetmi lider shqiptar që i ka treguar vendin SHBA dhe BE është Ilir Meta. Pas tij erdhi dhe Sali Berisha.
Tani me këtë gjest Albin Kurti po rreshtohen me dinjitet tek shqiptarët e mëdhenj, që i thyejnë hundët Evropës Kurvë dhe Amerikës.
Ai është si Abdyl Frashëri imadh qe kur shkoi në Kongresin e Berlinit, e pyetën:
-Nga vjen ti more djalë?
-Unë vij nga Shqipëria, Abdyl Frashëri më thonë.
Atëherë Kongresi i Berlinit u trondit thellë, pasi kontrolluan dhe nuk gjetën asnjë vend me emrin Shqipëri
Albin Kurti është i vetmi shqiptar që ia kujtoi Serbisë atë Kongres famëkeq, nga i cili ka përfituar Serbia në kurriz të shqiptarëve.
Ai sot i la me gisht në gojë, puthadorët e perëndimit që u mblodhën në Shkup, për të krijuar një Jugosllavi të re.
Në ditët në vazhdim ne do ta inkurajojmë Albin Kurtin t’i bashkohet frontit tonë të rezistencës kundër perëndimit të cilët duan të bëjnë rrëmujë Ballkanin, që ta sundojnë vet.
Por ne nuk do ta lejojmë.
Evropa po përpiqet të ngjall Kongresin e Berlinit duke ja ndërruar emrin si Procesi i Berlinit. Ne nuk i ham këto gënjeshtra. Ne do luftojmë njësoj si Abdyl Frashëri kundër Bismarkut. Procesi i Berlinit eshte njësoj si Kongresi i Berlinit,. Pas tyre qendron Evropa kurve.