Me anë të një postimi në rrjetin social, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar pamjet nga kantieri i Kampusit të Universitetit Bujqësor.
Me pamje panoramike të kampusit në ndërtim e sipër kryeministri thekson se ky projekt po merr jetë pas tërmetit dhe është i denjë për çdo kampus universitar europian.
“I denjë dhe me standarde evropiane”
Aty po ndërtohen 8 godina të reja konviktesh me hapësira fjetjeje, studimi, ngrënieje, rekreacioni, të ideuar nga arkitekti.
Kapaciteti i kampusit parashikohet për 2200 studentë.