Nga Arbër Kastrioti/ Proletar
Përse e morën ekspertët hollandezë me vete në Prishtinë L.Bashën sapo kreu Universitetin e Utreht të Hollandës??????
– Sapo mori diplomën e juristit në universitetin Utrecht të Hollandës për çudinë e morën me vedi ekspertët juristë hollandezë në ekipin e juristve ndërkombtarëve në Prishtinë.
Lulzim Bashën si i diplomuem, me një një varg cilsish të përshtatshëm për psikologjinë e tyne e zgjodhën të hartonin një Dosje kundër shqiptarve të Kosovës, pasi e dinin edhe prejardhjen e tij si kosovar. L.Bashën si njeriu më i përshtatshëm e kishin nuhatë psikologjikishtë karakterin e tij qysh në vitin e parë e deri në të katërtën vit në universitetë si student i zellshëm ti bindet eprorve vetëm për karrierë.
Ata hartuen Dosjen e krimeve të liderve shqiptar kundër serbve dhe shqiptarve gjatë Luftë Çlirimtare të Kosovës.
Nga maji 1998 deri në korrik të vitit 1999 ka punuar për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë dhe ishte një anëtar i ekipit hetues krimet e forcave serbe në Kosovë.
Kush ashtë Hollanda?
Hollanda protestane e ka në genë lidhjet me racën sllave-ortodokse serbe-ruse. Si e tillë ashtë antishqiptare me themel. Hollanda e ka dëshmue veten si shtetë kanibal anti-islamik i verbët, kur lejoi ushtria paqeruejtse e Hollandës nën helmetën e OKB-ës të ushtrohej gjenocid mbi 8000 muslimanë boshnjak nga bandat gjaksore të Serbisë e Rusisë. Dhe për këtë gjenocid nuk u ndëshkue ende edhe sot. Madje vijnë në Ballkan, bash në një vend islamik si Kosova për të sajue intriga e mbajtur të gjallë konfliktin shekullor serbo-shqiptare me anë të projekteve juridike gjyqsore kundra shqiptarve.
Pandeli Majko e akuzon në parlament L.Bashën!
Komsomolsi ortodoks komunist, fanatikë Pandeli Majko(që i ka quejtë të burogsurit politik e të internuarit – plehrat e historisë pas vitit 2005) e akuzoi Lulzim Bashën si ministër i Transportit randë në parlamentë se kishte punue në favor të Serbisë në kohën që punonte për OKB-ën…..në Kosovë. Për Lulzimin Bashës i randon një enigmë tjetër si ajo që nuk ka zbardhë llojin e aktivitetit tij gjatë një periudhë në botën arabe. Gja që i ashtë kërkue me ngulmë nga deputetët socialistë në vitin 2005, kur u emnue ministër nga lideri i tij shpirtnor Sali Ram Sheqere. Lulzim Xhelali nuk u përgjegjë Majkos, por duke zgjedhur strategjinë e heshtjes dëshmoi dhe i mbeti në biografi kjo njollë e zezë. Kryeministri Sali Ramë e Sheqerja nuk e mori në mbrojtje, por heshti. Publiku e ka regjistrue në memorje dhe sa herë që del Lulzimi në ekranë i lexohet njollat e zeza.
– Një arsye më shumë për të dyshuar se pas ardhjes në pushtet të qeverisë ku anëtar kabineti ishte dhëndri, Lulzim Basha, nga ky komision “i transparencës” mund të jenë zhdukur shumë dokumente, sikurse u zhdukën paratë e Vehbi Alimuçajt.
– Në janar të 2005 u bë anëtar i Partisë Demokratike(PD) të Shqipërisë
– Në maj të 2005 ishte anëtar i presidiumit të PD-ës.
– Zëdhënës i PD-ës gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare në vitin 2005.
– Zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Korrik të 2005.
– Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në vitin 2005 në kabinetin Sali Berisha-
-Ministër i Jashtëm më 2 Maj 2007 – 2009 dhe takimi me diktatorin e Libisë Muhamar Gadaf
Përse takime me diktatorin e Libisë?
Politikë apo asht shprehje e antiamerikanizmit? Muhamar Gadafi ishte mik i afërt me Serbinë, kështu që e dinte ky dhe Sali Berisha që e ka nisë se nuk merrte një Po për njohjen e Kosovës, pasi e kishte deklarue botnisht Gadafi në një takim të ministrit jashtëm serbe Vuk Jeremiç. Pilotët ushtarak, infermierjen i kishte prej Serbisë dhe Ukrainës. Vendet sllave e lanë në baltë të ngordhte si qen, pasi nuk kishin ma interes. Kjo asht politika e sllavit./ Ekskluzive.al