Zv.kryeministri Erion Braçe ska ironizuar ish kryeministrin Sali Berisha, pas deklaratës së Yuri Kim.
Zëvendës kryeministri thotë se Myzeqeja ka rritur çmimin e barit, nisur nga deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.
Nisur nga kjo Braçe shkruan me nota ironie:
“Bujqit e Muzeqese rritin çmimin e barit per sezonin e vjeshtes!
Te bindur qe partia ka zgjedhur barin e tyre!
Sakrificë ne fakt se bari per ta vlen dhe qumesht, pra eshte dy ne nje; Me partine humbin!”, shkruan Erion Braçe.