Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas provave dhe audio-përgjimit që ka publikuar sot Partia Demokratike, të cilat implikojnë vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.
Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist shtroi pyetjen nëse video-përgjimi i publikuar nga PD është apo jo autentik.
Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet, dhe të zbardhë sa më parë të vërtetën.
“Ata që disponojnë materialet duhet t’i çojë në Prokurori. Kjo e fundit duhet të fillojë zyrtarisht hetimet”, u shpreh Balla.