azeta Koha Jonë ka pasqyruar operacionin e shpëtimit të grave dhe fëmijëve nga kampi “Al Hol” në Siri.
Në artikullin e botuar, kryeministri Edi Rama cilësohet si “James Bond 007”.
Ndër të tjera, Koha Jonë shkruan:
“Edi Rama, shoqeruar nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi (në rolin e Sean Connery) zhvilloi një aksion si në filmat e James Bond 007!
Ja se ç’shkruan vetë protoganisti “James Bond 007”: Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hawl dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe.
5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”.
Dhe pas aksionit tip Bond, kryeministri Rama shkruan sot:“Mbërrijnë në Atdhe 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Al Hawl”.
Burime nga stafi endrifugist tregojnë se kryeministrit i pëlqen James Bond. Përveç pikturës, Rama, endërron edhe të jetë aktor.
Një serial e luajti këto dy ditë në Beirut!”, shkruan Koha Jonë.