Nikollë Lesi vijon të thellojë ndarjen përfundimtare me opozitën.
Ai thotë se duhet një opozitë e re dhe emra të rinj për të bërë oponencë ndaj qeverisë Rama.
Në editorialin e publikuar në “Koha Jonë”, thuhet se “Edi Rama i ha si karkaleca të gjallë Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën”.
Gjithashtu, Lesi thotë se emrat aktualë të opozitës janë mjaft të atakuar dhe nuk ngjallin besim tek publiku.