Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nesër në orën 11:00 do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifkimin e masës së sigurisë pas vendimit ditën e shtunë që e la në ‘arrest shtëpie’. Tahiri nga shtëpia për në gjykatë do të shoqërohet nga uniformat blu.
Ai akuzohet për “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në kuadër të hetimeve per dosjen Habilaj.
Avokati i Tahirit Maks Haxhia ka paralajmëruar ditën e djeshme se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë për ish-ministrin do të apelohet, pasi nuk ka asnjë provë të re kundër tij.