Në Shkollën e Magjistraturës në datë 7 dhe 8 maj 2018 u zhvillua procesi i testimit të aftësive profesionale të këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësve ligjorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjykatave administrative, si dhe të inspektorëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët nuk gëzojnë statusin e gjyqtarit dhe të prokurorit.
Nga 47 këshilltarë të Gjykatës Kushtetuese, të Lartë dhe Administrative vetëm 10 kanë kaluar testin e inteligjencës që kanë të drejtë për të vazhduar shkollën e magjistraturës nëse kalojnë edhe testin profesional.
37 të tjerët duhet të marrin 60% të pikëve për të mbajtur vendin e punës. Konkursi u zhvillua nga Shkolla e Magjistraturës në datën 7 dhe 8 maj ndërkohë që sot u shpallën rezultatet e testit profesional.
Dje pati akuza nga PD për testimin, pasi Strazimiri theksoi se po bëhen rekrutime korruptive në sistemin e drejtësisë, por Shkolla e Magjistraturës reagoi dje duke sqaruar se bëhet fjalë për testimin e aftësive profesionale të këshilltarëve ligjorë.