Një debat i “gabuar” në whatsapp ku po flitej për një mbledhje serioze të Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend ka marrë tone thuajse komike.
Nga mesazhi në fjalë, duket se sekretarja e Kuvendit ka njoftuar krerët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve parlamentare për mbledhjen e radhës.
I pari që ka reaguar ndaj njoftimit të sekretares ka qenë Petrit Vasili, e cili e ka kritikuar atë për lënien e orarit, që sipas Vasilit është lënë qëllimisht në një ditë kur ata kanë angazhime të tjera publike parlamentare, enkas për të bërë të pamundur pjesëmarrjen e tyre.
Por duket se në këtë pikë, Edmond Spaho, ka kujtuar se ka qenë një bisedë personale vetëm mes tij dhe Petrit Vasilit.
Spaho shkruan në whatsapp: Ne me sa shoh nuk do marrim pjesë. Do i dërgoj Lulit edhe një mesazh tjetër.
Në këtë pikë, Erjon Braçe ka reaguar prerë ndaj Brahos:
Erjon Braçe: Më fal, po ne çpunë kemi me Lulin mo vlla?! Ai mund të mos jetë zgjuar akoma!/shqiptarja.com