• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Bëri ‘lëmsh’ shkencëtarët dhe i la me shumë pikëpyetje: Ja katër teori të çuditshme të Stephen Hawking që dolën të vërteta!

August 3, 2021
in Bota

Disa nga teoritë e Stephen Hawking revolucionarizuan mënyrën se si shohim universin, por disa të tjera i kanë lënë shkenctarëve ende pikëpyetje. Gjithsesi, ai është një nga shkencëtarët teoricienë më të mëdhenj të periudhës moderne.

Ndonëse teoritë e tij ngjanin si larg kohës kur ai i formuloi ato, ai shkonte deri në kufijtë e inteligjencës së shkencës. Disa prej teorive të tij po integrohen ngadalë në rrjedhën e shkencës, me prova që i mbështesin si shpjegimi i fillesave të universit apo vrimave të zeza, por të tjera mbeten ende pezull.

Teoria e Big Bang

Për një kohë të gjatë, shkencëtarët kanë përplasur idetë e tyre mbi krijimin e universit duke mbajtur në peshore dy teori kryesore: Big Bang dhe Gjendja e Qëndrueshme. Në të dyja pranohej zgjerimi i universit, por e para thotë se po zgjerohej nga një gjendje ultra-kompakte, shumë e dendur në të shkuarën, ndërsa e dyta supozon se ky zgjerim ka ndodhur gjithmonë, me lëndë të re që krijohet vazhdimisht për të ruajtur një dendësi konstante. Haëking provoi se teoria e Gjendjes së Qëndrueshme bie në kundërshtim me veten dhe teoria e tij është tashmë e pranuar gjerësisht nga fizikantët.

Vrimat e zeza ekzistojnë

Më shumë se me gjithçka tjetër, emri i Hawking lidhet me vrimat e zeza, të cilat krijohen kur një yll pëson shuarje totale nën gravitetin e tij. Teoria e relativitetit të Ajnshtajnit e bëri atë të lidhte ekuacionet e famshme me mekanikën kuantike dhe kjo i bëri shkencëtarët të mendojnë se vërtet mund të kishte diçka të tillë në univers. Prova finale ishte kur një teleskop kapi një imazh të vrimës së zezë masive në qendrën e galaksisë Messier 87 në vitin 2019.

Rrezatimi Hawking

Vrimat e zeza quhen kështu pasi grimcat e dritës (fotonet) përthithen prej tyre. Por Hawking provoi se e vërteta është më e ndërlikuar se kaq. Duke aplikuar teorinë kuantike, idenë se çiftet e “fotoneve virtuale” mund të krijohen spontanisht nga asgjëja – ai kuptoi se disa nga këto fotone do të dukeshin të rrezatuara nga vrima e zezë. Teoria u konfirmua kohët e fundit në një eksperiment laboratorik në Izrael pasi shkencëtarët në vend të një vrime të zezë të vërtetë, përdorën një analog akustik – një “vrimë të zezë zanore” nga e cila valët e zërit nuk mund të shpëtojnë. Ata zbuluan ekuivalentin e rrezatimit Hawking pikërisht në përputhje me parashikimet e fizikantit.

Teorema e sipërfaqes së vrimës së zezë

Një tjetër teori mbi vrimat e zeza, jo më kot emri i tij lidhet ngushtë me to. Në fizikën klasike, entropia është çrregullimi i një sistemi që me kohën vetëm rritet, nuk zvogëlohet. Hawking provoi se në rastin e vrimës së zezë, entropia matet nga sipërfaqja që rrethon horizontin ku ajo ndodh. Kjo do të thotë se sipërfaqja e vrimave të zeza është shumë më e madhe në fund se sa në fillesat e krijimit të tyre.

Next Post

"Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe ajri"! Ministria e Mbrojtjes reagon për gjendjen e vështirë dhe situatën kritike të zjarreve: 500 efektivë të FA në terren, flakët e zjarrit rrezikuan banorët e Dukatit!

Greqia tronditet përsëri, pas vrasjes së 31-vjeçares shqiptare: Ekzekuton gruan brenda lokalit të vëllait të saj! Autori udhëton nga Athina drejt Larisës

Çfarë po ndodh në Britani?! Boshatisen marketet, lokale e zyra të shumta mbyllen DW zbardh detajet mbi situatën aktuale

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved