Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Nga raportimet që vijnë nga vendi i ngjarjes mësohet se një vajzë rreth 25 vjeçe është përlasur nga një makinë tek kryqëzimi i “Rrugës së Durrësit”.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjëndja shëndetësore e vajzës.
Në vend ngjarje ndodhen forca policie. (TemA)