Në konferencën e thirrur për mediat, ish kryeministri Sali Berisha, ka folur për shumë tema të nxehta. Berisha është pyetur nëse ka dijeni se edhe Presidenti Ilir Meta është në listën e “zezë” të Amerikës.
Berisha e ka quajtur një precendet të rrezikshëm shpalljen e tij dhe të familjes së tij non grata nga Amerike, pasi mund të bëhet standart dhe mund të përdoret edhe për të tjerë, sipas tij pa fakte.
“A do të shpallet Meta non-grata? Nuk kam asnjë informacion. Unë gjykoj se një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme dhe nuk shërben dhe kthehet në efekt të kundërt”, është shprehur Berisha.