Vetingu në sistemin e drejtësisë tregoi se korrupsioni aty ka qenë galopant, ndërsa gjithçka niste nga lart, poshtë.
Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese u shpartalluan, duke treguar se të gjithë anëtarë e tyre ishin të zhytur në afera. Në të dyja gjykatat u konfirmuan vetëm nga 1 gjyqtar dhe të tjerët ose u dorëhoqën ose u shkarkuan. Por nëse shohim deklarimet pranë ILDKP, rezulton se anëtarë e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë janë më të pasurit.
Xhezair Zaganjori është ndër më të pasurit. Ai u shkarkua sepse kishte mbi 1 milionë euro pasuri. Ndërkohë sa i takon të dorëhequrve kemi shumë emra me pasuri sheikësh. Një kolege e Zagajnorit ishte Arjana Fullani, njëkohësisht dhe bashkëshorte e ish-Guvernatorit Ardian Fullani.
Ajo ka pasuri në shifra të larta. Gazeta ka bërë një përmbledhje ndër vite të pasurive të deklaruara nga disa era në ILDKP. Disa nga deklarimet e Fullanit janë: Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003); Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003); Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003); Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015),etj
Emrat e tjerë
Tjetër emër është Evelina Qirjako. Zonja deklaron një llogari me vlerë 153 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 me 64 euro dhe llogari bankare me vlerë 196 mijë, shtuar gjatë vitit 2016 me 987 euro.
Gjyqtarja deklaron gjithashtu llogari me vlerë 56 mijë euro pakësuar me 41 814 euro, llogari 22 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 po me 22 mijë euro, llogari rrjedhëse 2 201 euro, pakësuar me 2 201 euro, llogari 13 919 euro, pakësuar me 9 113 euro, llogari rrjedhëse 373 euro, pakësuar me 373 euro, llogari rrjedhëse, 320 282 lekë, pakësuar me 320 282 lekë, llogari rrjedhëse, 2 508 USD, pakësuar me 2 508 USD etj.
Gjatë vitit 2016, zonja thotë se ka shitur një apartament me sipërfaqe 67 m2, me vlerë 22 mijë euro. Po ashtu ka mijëra euro të ardhura nga qiradhënia. Ai që thyen çdo rekord është Guxim Zenelaj, pasi ai ka një pasuri tepër të lartë, sidomos apartamente dhe prona të tjera të patundshme, kryesisht në zonën e Lezhës. Nuk mbetet pas Besnik Imeraj dhe të tjerë.
Madje për Besnik Imerajn pati dhe hetime nga prokuroria por që gjykata i rrëzoi. KPK konstatoi shumë parregullsi në dosjen e tij. Ashtu si Zaganjori, edhe Bashkim Dedja rezulton me pasuri të pajustifikuar. Ai u shkarkua në KPA dhe ndaj tij ka nisur një hetim penal. Vetëm pak ditë më parë iu dërgua dosja në gjykatë ndërsa i është sekuestruar dhe pasuria. Pra absurdi është se të shkarkuarit dhe dorëhequrit nga sistemi sot vijojnë të shijojnë pasuritë miliona euro. Madje shumica janë bërë dhe avokatë.