Departamenti i Policisë së San Franciskos ndau një imazh në mediat sociale, të një gruaje, e cila kishte nxjerrë më shumë se gjysmën e trupit jashtë xhamit të makinës Cadillac, ndërsa në dorë mbante një armë tip AK-47. Fotoja e kësaj është bërë virale në Amerikë.
“Incidenti është duke u hetuar nga SFPD Stunt Driving Resping Unit dhe SFPD Traffic Company”, tha për “Sfgate“, Adam Lobsinger nga Zyra për Marrëdhënie Publike në San Francisko.
Por edhe pse pamjet e shkrepura më 11 korrik u bënë publike, Policia nuk jep asnjë detaj tjetër, ndërsa kërkon ndihmë për identifikimin e saj, pa zbuluar nëse ajo kishte qëlluar mbi ndonjë.