Goran Bregoviç dhe grupi i tij “Rock band Bjello Dugme”, është një nga grupet më të suksesshme ballkanase me famë në të gjithë botën. Ardhja e tij në festën e birrës, është një event shumë i rëndësishëm për të gjithë artëdashësit dhe fansat e muzikë gjysëm moderne dhe gjysëm cigane.
Nuk e di se ku e shikojnë turmat e të quajtur “rypera” sepse asqë kanë njohuri nga muzika “rep” jo më të njohin dhe vlersojnë Bregovicin dhe muzikën e tij. Për ata që se dinë Bregoviç i këndon dashurisë, me orkestër cigane dhe çmendurisë njerzore me bandë orkestrale frymore trompash që “ryparat” shqiptarë as në ëndërr nuk i kanë parë.
Të fyesh dhe sulmosh një këngëtar si Bregoviçi, sepse na paska kënduar, kompozuar, orkestruar dhe kënduar këngën me titull “Kallashnikov” dhe të thuash se na qenka fyer kosovarët a thua se kallashnikovi qenka shqiptarë, këtë mund ta shpikin vetëm idotët që hiqen si këngëtar, por që nuk kanë kompozuar asnjëherë dhe vetëm kanë pëllitur para turmave idiote, që çdo ulërim dhe banalitet e quajnë muzikë.
Kënga “Kalashnikov” është nje ironi për marrëzitë e marrakëve ballkanas, që vrapojnë pas armëve për të vrarë njëri tjetrin dhe nuk ka një gërmë të vetme për Kosovën, Serbinë, Bosnjen dhe Jugosllavinë.
A mund të më thotë ndonjë amator këngëtar, apo ndonjë i mërzitur patriot kosovar, se cila fjalë apo cili vargë i këngës i thur elozhe luftës në Ballkan, në çfarë vargu përmendet Kosova dhe ku është sulmuar apo fyer ajo?
Shikoni videon e mëposhtme dhe mjafton që të heshtni o xheloz mjeran, që gjeni idiot për tu shitur përrallat tuaja patriotike, që janë broçkulla nga të mërziturit e pa vlerësuar nga organizatorët e festës së birrës, që natyrisht këngëtar si puna juaj gjejnë me ton e çdo qoshe rruge.
Mjaft na fyet inteligjencën me injorancën tuaj! Goran Bregoviç është një këngëtar që as nuk mund të krahasohet me ju dhe patriotizmin tuaj të ndyrë ksenofob, nga marazi dhe smira pse se nuk jeni si, ai ose në vend të tij. Mos u lodhni shumë duke luftuar serbët, boshnjakët, kroatët apo maqedonasit e veriut, se do ju këputen llastiqet, sepse arma e vetme që dini të përdorni është lehja dhe shpifja.