Zjarret në Greqi janë kthyer në një makth të vërtetë. Thuajse gjysma e vendit po lufton për shuarjen e tyre dhe mijëra banorë e turistë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara.
Në mediat greke së fundmi janë publikuar pamje si nëpër filma, nga momenti i largimit të më shumë se 1 130 personave nga Liqeni i Evias dhe plazhi Kochili.
Nga videot e ngarkuara në rrjetet sociale tregohet madhësia e katastrofës së krijuar nga zjarri para syve të njerëzve të cilët po largoheshin nga porti i Limni me traget për t’u transportuar në mënyrë të sigurt në portin e Edipsos.