Drejtori I Fondacionit të njohur gjerman Kondrad Adenauer, në një intervistë për emisionin PASSPORT të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, flet për rolin e këtij fondacioni në vendin tonë dhe projektet e të ardhmen.
Zoti Walter Glos, duke folur për reformën në drejtësi bën thirrje për ngritjen e një prokurorie të posaçme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Me qëllim që të fillojë punën dhe personel që do të kalojë në procesin e vetingut.
Sipas tij reforma në drejtësi është një nga kriteret më të rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Unë vetë kam shumë vlerësim për gjithë ato që Shqipëria ka arritur deri tani në reformën në drejtësi. Të gjithë e dimë që nuk është e lehtë që të zbatohet kjo reformën kaq gjithëpërfshirëse, me të gjithë detajet që e përbëjnë dhe të gjitha fushat ku duhet zbatuar. Por Shqipëria ka bërë shumë në fushën e reformës në Drejtësi, dhe nga 5 kriteret besoj se në reformën në drejtësi Shqipëria ka bërë hapa shumë përpara. Nuk dua të ndalem në të kaluarën e largët, por në të afërtën, dhe pak vite më parë në korrik 2016 u desh një farë presioni nga SHBA dhe nga BE, që të miratohej reforma në parlament”.
Ai thekson se duhet të bëhet më shumë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe duhet të arrihen suksese të dukshme dhe të mëdha. Për tju treguar kritikëve se sa në po bëjmë shumë. Sipas zotit Glos, miratimi I ligjit të dekriminalizimit ka qënë shumë pozitiv, por du