Dy motoristë kanë mbetur të aksidentuar në Tiranë këtë të premte. Nuk bëhet fjalë për një aksident, por për dy përplasje të ndara nga njëra-tjetra.
Siç njofton policia të dyja ngjarjet kanë ndodhur në Tiranë rreth orës 17:45, por në dy vende të ndryshme. E para, tek Ura e Veshirit, ku një 20-vjeçar është përplasur nga një kamion. I dyti në rrugën “5 Maj”, ku një 24 vjeçar është përplasur nga një makinë. Të dy të rinjtë janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.
“Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.