Ndeshja e parë e Shqipërisë në muajin shtator do të jetë transferta e vështirë ndaj Polonisë.
Kuqezinjtë duhet të përballen me yjet e polakëve që kulmojnë me Robert Lewandowskin.
Ku do të zhvillohet kjo ndeshje? Pas shumë kohësh, Polonia do të rikthehet në Varshavë për të luajtur në “Naradowy”.
Ky i fundit ka pasur misionin spitalor për shkakun e pandemisë, por për momentin nuk ka kërkesa të tilla dhe pritet që të zhvillohet ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë.
Gjithashtu në mediat polake kanë informuar se në ditën e sotme ka nisur edhe shitja e biletave.
Sa i përket momentit sesi Shqipëria e gjen kundërshtarin, duhet të theksojmë se trajneri i tyre Sousa është në rrezik shkarkimi nisur nga rezultatet e dobëta që janë arritur kryesisht në Europian, por diferenca nuk është bërë as në kualifikueset e Botërorit.