Nga Anila Jole
Nje postim i para disa diteve ne faqen time te FB, me temen “Bregoviç”, ku si gazetare kerkoja fakte per te me qellim informimin e publikut, u shpernda me shpejtesine e drites edhe ne Kosove. Deri ketu asgje e keqe, sepse ai iu drejtohej edhe miqve e te njohurve te mi nga Kosova.
Por per arsye qe tani i kuptoj shume mire, disa website me emra te çuditshem e shperndane postimin tim te pergjysmuar, te deformuar (duke i hequr thelbin) dhe i vune nje titull te tmerrshem, pa asnje lidhje me permbajtjen, me fjale fyese te vena ne gojen time per shqiptaret e Kosoves shoqeruar me foton time.
Kjo ishte me shume se e mjaftueshme qe nje “ushtri” njerezish, te cilet po te me kishin prane do me kishin qelluar me gure deri ne vdekje si denimet e grave ne Lindjen e Mesme, leshuan lumenj sharjesh e fyerjesh ne faqe te ndryshme facebooku, por edhe ne dhjetera mesazhe ne Fb dhe Instagram.
Me sa munda zbulova dhe bera listen e ketyre websiteve, te cilat i denoncova ne Policine e Shqiperise dhe ne Policine e Kosoves (e cila dukej shume e ndjeshme ndaj krimeve kibernetike).
Mesova keto dite se ne kete bote virtuale jetoka nje “ushtri paramilitare”, makineria e se ciles vihet ne levizje, kur sponsorizohet fuqishem (kunder gjithe atyre qe shprehin nje mendim te ndryshem) e qe uroj te mos kete sponsor politik.
Duket qarte se keta “ushtaret” e kane problemin me te madh kur mendimet qe s’iu pelqejne, shprehen nga grate dhe ne kete rast jane edhe me trima.
Mllefi dhe fjalori perçares i perdorur keto dite deri ne kërcenime e shfryrje nacionaliste mes shqiptareve te te dy shteteve, do te ishte i lakmueshem edhe nga qarqet me shoviniste serbe. Me vjen keq qe behet realitet sot pasi Kosova ka nje qeveri te re nga e cila shpresonte shume.
Se fundi, e di se miqte e mi te nje jete ne Kosove, nuk kane nevoje te vertetojne me shume afersine dhe ndjenjat e mia per ta dhe Kosoven. Ka patur plot ngjarje per ta treguar kete.
Ka dhe plot perfundime te tjera ne te cilat kam dale keto dite, por rezervohem t’i shkruaj ketu, pasi tani e kam parasysh se çfare mund te bejne mendjet djallezore ne funksion te qellimeve te zeza te tyre.