Konspiracionistët kanë nxjerrë një datë të re që sipas tyre shënon fundin e botës.
Fillimisht teoritë thanë se fundi i botës sipas kalendarit të famshëm të fiseve Maja duhet të ndodhte në 21 dhjetor 2012, e megjithatë si shumë data të tjera të dështuara, njerëzimi vazhdoi të ishte gjallë të nesërmen e 21 dhjetorit.
Tashmë ata thonë se kalkulimet ishin bërë gabim, ndërsa sipas studimeve të reja, fundi i botës do të jetë mes 21 qershorit dhe 31 dhjetorit 2021. E thënë ndryshe…shumë afër.
A duhet të shqetësohemi?
Në të vërtetë, kishte edhe nga ata që datën 21 dhjetor 2012 e morën shumë seriozisht duke ndërtuar bunkerë poshtë shtëpive të tyre, ndërsa të tjerë qeshën. Por një gjë është e sigurt, asnjë nga këto teori nuk ka baza shkencore.