Një skenë e frikshme është filmuar në jug të Londrës, ku pas një sherri mes disa të rinjve, njëri prej tyre përfundon në rrotat e makinës.
Video e filmuar nga një kalimtar në Royal Arsenal, Greenëich, të dielën, tregon një djal që vrapon dhe përpiqet të hidhet në pjesën e pasme të një makine në lëvizje, por bie.
Ndërsa bie në tokë, ai goditet nga një BMW e zezë dhe bllokohet nën rrota ndërsa personat që ndodhen me të ulërijnë nga frika. Në çast nxehet situata edhe më tej, ku fillojnë të grushtojnë njëri-tjetrin.
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane i tha MailOnline: “Policia u thirr në Duke of Ëellington Avenue, Ëoolëich, pak para orës 06.30 të së dielës, për raportet e një përleshjeje midis një grupi meshkujsh.
“Oficerët morën pjesë së bashku me mjekët nga Shërbimi i Ambulancës në Londër (LAS).
Një djal rreth të 20-ve u gjet i plagosur rëndë. Ai u trajtua në vendin e ngjarjes, para se të çohej në spital. Lëndimet e tij janë vlerësuar si jashtë rrezikut për jetën.
“U raportua se djali ishte përplasur nga një makinë, e cila më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në dijeni të pamjeve video të postuara në mediat sociale, të këtij incidenti”.
“Nuk ka të arrestuar, por hetimet janë duke vazhduar”.
Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Londër i tha MailOnline: “Ne u thirrëm në orën 6.27 të mëngjesit të dielën 8 Gusht, për të raportuar një incident në Duke of Ëellington Avenue, SE18.