Reali i Madridit këmbëngul për Kylian Mbappè. Sipas mediave spanjolle, klubi mbretëror është gati të ofrojë rreth 120 milionë euro për sulmuesin.
Nëse Paris Saint Germaine do ta refuzojë ofertën, atëherë presidenti Florentino Perez do të synojë ta afrojë futbollistin me parametër zero në verën e vitit 2022.
Në atë periudhë kontrata e Mbappè skadon, ndërsa transferimi i Lionel Messi në Paris mund ta shtyjë yllin e sulmit të largohet, për të patur një rol protagonisti.