Ditën e sotme, ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me një shkrimtarët më të njohur të vendit tonë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një foto me të.
Ajo shkruan se me të kishte diskutuar lidhur me esenë e publikuar në vitin 2006, “Identiteti evropian i shqiptarëve”, ndërsa shkruan se Kadare ishte mendimtari më i madh i Europës.
“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“-shton ajo.