Një avion tip “Beriev Be-200” i cili ishte marrë me qira nga Rusia për të ndihmuar Turqinë për të shuar flakët është rrëzuar mesditën e sotme në Turqinë Jugore.
Deri më tani raportohet se nga bordi nuk ka asnjë të mbijetuar, pasi të gjithë 5 pilotët rusë dhe 3 zyrtarët turq kanë humbur jetën.
Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë një “perde” tymi të zi, e cila tregon me pamje të qartë gjithçka nga vendi i përplasjes.
Ndërsa një tjetër video, tregon momentin kur avioni fluturon shumë ulët dhe më pas zhduket pas njërës prej majave, ndërkohë që disa momente më pas nis tymi.
Sakaq, ushtria ruse ka dërguar një ekip hetuesish në Turqi për të ekzaminuar vendin e rrëzimit.