Nga Emirjon Senja
Quo vadis?!
Kosova shënoi sot 1 370 raste të reja me koronavirus.
Madje, kjo shifër është më e lartë edhe se rekordi ditor i rasteve pozitive të Shqipërisë deri më tani (1 239), i shënuar në 9 shkurt 2021.
Kjo ndodh teksa vetëm pak javë më parë, pikërisht në 10 ditëshin e parë të korrikut shënoheshin 4 raste ditore! Rritja e rasteve gjatë ditëve të fundit është e djeshme dhe shqetësuese në Kosovë.
Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së sotme, në Shqipëri kanë hyrë mijëra qytetarë të Kosovës për të pushuar këtu.
Askujt nuk i bëhet tampon apo të kryhen verifikimet bazike nëse ka të infektuar apo jo. Fundja mbyllet kufiri nëse situata del jashtë kontrollit, që duket qartazi që ka dalë.
Shteti shqiptar nuk mund të sillët sikur nuk ka ndodhur asgjë përballë këtij rreziku.
Ç’është kjo politikë e kufijve të shqyer?!
Kjo nuk është më një histori vëllezërish dhe motrash, por përgjegjëshmërie ndaj qytetarëve të tu.
Vazhdojmë dhe ca ditë kështu dhe të shikojmë kur të na e rivenë gardhin shtetet e BE-së!
Ne s’mund të vihemi përballë zgjedhjes: Shëndetin apo ekonominë?
Ç’e do ekonominë pa shëndetin?!
E provuam të gjithë në fund të 2020 dhe gjatë fillimit të 2021 se çfarë do të thotë të jetosh me frikën: “Do Zoti nuk përkeqësohet i afërmi i sëmurë se spitalet janë plotë e s’kam ku ta çoj”.
Ecuria e shifrave tregon se do të kemi një vjeshtë të vështirë. Të paktën të tregohemi të përgjegjshëm!