Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një sallë operacioni në Selanik të Greqisë.
Mediat e vendit fqinj, raportojnë se Dimitris Kyrtsos i ra kitarës së tij gjatë ndërhyrjes që iu bë në kokë, pasi kishte tumor. Vegla muzikore në duart e 37-vjeçarit Dimitris Kyrtsos “theu” heshtjen që zakonisht mbizotëron në sallat e operacionit.
Ideja për të pasur me vete gjatë kohës së vështirë të operacionit instrumentin muzikor të preferuar, siç thotë ai duke folur në stacionin radio të APE-MPE “Agjencia 104.9 FM”, erdhi kur pa pacientë të tjerë jashtë vendit që kryenin operacione të ngjashme të trurit, duke luajtur muzikë.