Shkoi në Korçë dhe i vuri flakën PD-së. Shkatërroi në dy mandate atë që ishte bërë për 30 vite dhe kush tjetër mund ta bënte këtë veçse një figurë e frustruar dhe me komplekse, si Ervin Salianji.
U shfaq në PD në vitin 2011, si një mercenar që paguhej nga UET për të ndërtuar strategjitë elektorale të kandidatit Andrea Mano në Korçë.
Në atë kohë do paguhej UET 30 mijë euro, para nga të cilat do të fitonte dhe Ervin Salianji, mercenary i djeshëm, që në PD hyri si i paguar dhe tani sërish duke u paguar po çmonton gjithçka i ka ngelur flamurit blu të Opozitës, tashmë i shpëlarë nga ngjyrat që i jep Lulzim Basha.
Më pas me pagesë në parti, rrogën si drejtor në Bashkinë e Tiranës dhe përpara si sekretar i Lulit në vitin 2013, humbet turpshëm me diferencë, drejtimin e FRPD, me gjithë makinacionet dhe përdorimin e medias dhe mbështetjen e Henri Çilit, ky i fundit dikur babai shpirtëror i Salianjit, sot me probleme me drejtësinë.
Më vonë bëhet deputet në vitin 2017, pjesë e listës fituese të PD në qarkun e Korçës, ku humbi jo vetëm zonën, por dhe qendrën e votimit në fshatin e tij. Mori rezultatin më të dobët në 30 vite, mëgjithëse mbulonte një zonë bastion të PD-së.
Kalon përmes intrigash video-skandalesh me Grida Dumën në Parlament, dosjen Babale, një skenar mashtrimi publik, më tej kërkon të jetë sërish deputet. Komisioni e skualifikon por Basha e rikthen si peng i dosjes Babale.
Vijmë në vitin 2021, sërish në krye ntë listës në qarkun e Korçës, sërish humbet.
Ka më pak vota se në vitin 2013 kur PD doli në opozitë. Në degë nxit përplasje midis kandidatëve dhe stafeve, në finale regjistron vetëm 50 mijë vota, gati 10 mijë më pak se në vitin 2013, dhe po aq pas socialistëve. Humbjen e shpall fitore dhe në PD-në e Korçës fillojnë të dalin sherret në sipërfaqe.
Andrea Mano dorëhiqet dhe bashkë me të shumica e kryesisë dhe drejtuesit e seksionmeve dhe grup-seksioneve. Luli gjuan shpëtimtarin qe këtë herë sërish nuk mund të çudiste.cna politike
Bën betimin e tij përpara pusetës me gati 40 vetë shumica ish-drejtues që shkojnë thjesht për të qenë prezentë si pjesë e historisë. Vendos podiumin me logon e PD përpara një pusete dhe mes disa kalamajve, disa ish-hajdutërve në komuna apo drejtori, betohet dhe flet për Opozitën dhe qëndresën.
Kërkojnë poste, por opozita nuk është ofiqe, sipas tij, negjithëse që ditën e parë në PD është paguar si mercenar dhe mban detyra me pagesë, asnjë ditë vullnetar nuk i del në llogari, atij që sot mund të quhet lehtësisht “Lideri i pusetës”.
Përpara pusetës e bëri betimin, politikë pusetash bën, në pusetat e fëlliqësisë të intrigave dhe shkatërrimit mbijeton, tashmë me misionin e tij ta fusë dhe PD-në e Korçës në pusetë ashtu siç është futur dhe vetë./CNA.al