Ka shkuar në 304 numri i viktima prej tërmetit 7.2 ballësh që goditi Haitin, ndërsa mbi 1,800 janë plagosur.
Qytete e fshatra të tëra janë rrafshuar, ndersa nuk kanë munguar as postgoditjet e tërmetit me magnitudë deri në 5.8 të shkallës rihter.
Situata në vend është kaotike, ku Kryeministri i vendit Ariel Henry tha se, ka mobilizuar një ekip për dhenien e ndihmës.
Sakaq, Presidenti amerikan Joe Biden ka autorizuar një “përgjigje të menjëhershme amerikane” për të ndihmuar Haitin dhe tha se USAID do të punojë për të mbështetur përpjekjet për të “vlerësuar dëmin dhe për të ndihmuar përpjekjet për të shëruar ata që u plagosën dhe ata që tani duhet të rindërtohen”.
Haiti ështe goditur dhe nga një tjetër termet i fuqishem ne vitin 2010, ku dëmet e të cilit nuk janë rikuperuar akoma.