Blendi Fevziu e ka përkrahur strehimin e afganëve pas pushtimit nga talebanët. Në një postim në Facebook, Fevziu i krahason afganët me shqiptarët që u detyruan të emigrojnë në eksodin e vitit 1991, duke kujtuar racizmin që kanë vuajtur emigrantët tanë jashtë vendit.
Ndaj për ta shmangur këtë gjë, Fevziu shton se fati i afganëve që ndodhen aktualisht në Kabul do të jetë ai i shumë intelektualëve në vitin 1945 e deri ne 1990 ne Shqiperi, nëse qëndrojën aty.
Reagimi i plotë:
Duke ndjekur lajmet e ores 15:30 ngela tejet i befasuar nga debati lidhur me ardhjen ne Shqiperi te nje kontigjenti afganesh qe kercenohen nga regjimi i talebaneve qe sot hyri ne Kabul. U befasova akoma me shume nga fakti qe klasa politike shqiptare justifikohet me idene se kete e ka kerkuar NATO dhe SHBA; apo qe rrjetet sociale po mbushen me foto denigruese te talbaneve me kallashnikove ne dore.
Personalisht, une besoj se Shqiperia e ka detyrim jo nga NATO, jo nga SHBA, por nga historia e saj mikepritjen e afganeve apo cdo kombesie tjeter te kercenuar. Me emigracionin ne jemi nje komb ne borxh dhe kemi pjesen tone te borxhit per te shlyer.
Ne duhet ti presim afganet e kercenuar sepse duke vuajtur nen nje regjim nder me kriminalet ne bote, sic ishte ai komunist, e dime shume mire se cila eshte e ardhmja e tyre nese mbeten aty. Ata jane elita e sotme e Kabulit. Ne e kemi me te qarte se kushdo fundin e atyre pak njerezve te shkolluar e te emancipuar, qe ngjan me fatin e shume intelektualeve ne vitin 1945 e deri ne 1990 ne Shqiperi.
E dyta, perendimi ka strehur me vite emigrante politike shqiptare dhe ky eshte nje detyrim i gjithe vendeve demokratike te civilizuara. Ne kemi ende te fresket eksodet e vitit 1990 apo 1991, kur bota na mirepriti me gjithe problemet qe solli ai eksod. Ne kemi qene me shume se kushdo popull ne europe viktima te politikave antiemigrante.
Ndaj te perkrahesh sot keto ide ne Shqiperi do te thote te justifikosh racizmin dhe perbuzjen qe kane vuajtur ne 3 dekada emigrantet shqiptare. Se fundmi ne jemi pjese e nje bote te integruar ne te cilen, jep dhe merr. Ideja qe vetem te marrim pa dhene kurre eshte me shume se neveritese.
Se fundmi, c’do kishte ndodhur nese Ne, Maqedonia dhe perendimi sdo kishte hapur dyert per emigrantet shqiptare te Kosoves, por do ti kishte lene ne doren e Milloshevicit. Ndaj, per mua e kedo qe mendon si une, afganet jane te mirepritur, tranzit, ose per tu bere shtetas te ketij vendi sic shume shqiptare jane bere shtetas te vendeve te tjera te botes.