Në Afganistan mesa duket është rikthyer në skenë shpirti luftarak kundër talebanëve. Në Twitter është publikuar videoja e asaj që duket si fillimi i organizimit të lëvizjes kundër talebanëve dhe Al Qaedas.
Forcat e armatosura do t’i udhëheqë Ahmad Massoud, djali i Ahmad Shah Massoud i njohur si “luani i luginës Panjshir” që luftoi brutalisht kundër ushtrisë sovjetike në operacionin “Magjistralja” gjatë vitit 1989, që më vonë u bë lider i muxhahedinëve dhe lider i Aleancës 7, që u themelua kur talebanët erdhën për herë të parë në pushtet në Afganistan në vitin 1996.
Djali i tij Ahmad i cili asokohe ishte fëmijë, ka ndjekur hapat e babait dhe ka vendosur që të hakmerret në emër të tij. Lugina Panjshir është rajoni i vetëm në Afganistan ku nuk kanë shkelur kurrë talebanët.
Në videon e publikuar shihet Ahmad Massoud i njohur si Tajik, së bashku me bashkëluftëtarët duke u futur në helikopterin Mi-17V5 të ushtrisë afgane ndërsa nisen drejt një lokacioni të panjohur.