Sipas një njoftimi të ambasadës ruse presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi me katër makina dhe një helikopter plot para.
Ghani, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende, tha se u largua nga Afganistani të dielën ndërsa talebanët morën në kontroll Kabulin. Ai tha se u largua për arsye se donte të shmangte gjakderdhjen.
Rusia tha se shpreson të krijojë marrëdhënie bashkëpunimi me talebanët, megjithëse nuk do të nxitojë ti njohë ata si sundimtarë të vendit dhe do të monitorojë nga afër sjelljen e tyre.
‘Katër makina ishin plot para, gjithashtu ata u përpoqën të mbushnin edhe një helikopter me pjesën tjetër të parave, por nuk arritën ta mbushnin të gjithën. “Dhe disa nga paratë u lanë në pistë,” tha ai.
Istchenko, një zëdhënës i ambasadës ruse, konfirmoi akuzat për Reuters. Ai citoi “dëshmitarët okularë” si burim për informacionin e tij. I dërguari special i Presidentit rus Vladimir Putin për Afganistanin, Zamir Kabulov, tha se ishte e paqartë se për sa para bëhej fjalë.
“Shpresojmë që qeveria që arriti të largohej nuk i ka marrë të gjithë paratë nga buxheti i shtetit. ” Nëse ka mbetur diçka, do të jetë baza e buxhetit, “tha Kabulov për stacionin radio Echo të Moskës.