Ndërkohë që vendi i tyre ka rënë në duart e talebanëve, mijëra afganë po përpiqen që ta largohen pasi ndihen të kërcënuar për jetën e tyre. Mirëpo ndërkohë që gjithçka është në kaos në Afganistan, në mediat ndërkombëtare po qarkullojnë me shpejtësi ku shihet sesi talebanët janë duke u argëtuar në një park lojërash për fëmijë.
Një video postuar në Twitter nga reporteri i Reuters Hamid Salizi, i cili jeton në Kabul, tregon një grup talebanësh duke u argëtuar në një park dëfrimi në qytet, duke luajtur me makinat dhe madje duke u ngjitur mbi kuajt e karuselit.
— Hamid Shalizi (@HamidShalizi) August 16, 2021
#Kabul amusement park #Afghanistan pic.twitter.com/ELK0GjrwAm
Në videot e çuditshme, talebanët e moshave të ndryshme shfaqen duke qeshur dhe duke drejtuar makina në pistë, disa madje mbajnë armët e tyre. Edhe më të çuditshme janë skenat që i shfaqin në “karuselin” e parkut, duke hipur mbi ponit që janë për fëmijë të vegjël.
Another one #Kabul pic.twitter.com/dLTRP2KZOX
— Hamid Shalizi (@HamidShalizi) August 16, 2021
Një video tjetër që qarkullon në internet thuhet se është marrë në palestrën e pallatit presidencial të Kabulit, pasi u pushtua nga talebanët. Në klip, luftëtarët e rinj duket se provojnë instrumente dhe pesha, duke qeshur dhe duke bërë fotografi.