Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur non grata dhe kanë kërkuar që ai të mos jetë më në Parlament, Sali Berisha ka postuar një video, si një mesazh për SHBA-në.
Bëhet fjalë për një fjalim që ai ka mbajtur në Kuvend, disa kohë më parë.
Në video ai thotë se nuk tërhiqet, pasi ai është Sali Berisha.
“ Jam Sali Berisha o budallenj, nuk tërhiqem unë o budallenj, jam Sali Berisha, o çakej, që flisni si çakej, e dini si më dukekeni mua, plehra më dukeni, se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh askënd tjetër, s’njoh asgjë unë”, ka deklaruar Berisha.