Të frikshme ngjarjet që po ndodhin në vendin tonë me të rinjë. Pas vrasjes së Arielës pse refuzoi dashurinë, një tjetër rast raportohet nga qyteti i Durrësit, por fatmirësisht pa pasoja.
Njohja në Facebook e dy të rinjve, por refuzimi nga ana e vajzës për takim ballë për ballë ka bërë që një i ri nga qyteti i Durrësit të ndërrmarrë një vendim drastik.
26-vjeçari pas refuzimit ka zbuluar vendndodhjen e vajzës, duke i shkuar tek shtëpia e saj. 19-vjeçarja ka kundërshtuar të dalë dhe djali ka qëlluar me armë në ajër.
Polcia njofton se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.A, vjeç 26 banues në fshatin Koçuk, pasi dyshohet se në datë 22.01.2018, në fshatin Kullë, në banesë, ka kanosur shtetasen A.V, 19 vjeçe. Dyshohet se pasi është larguar nga banesa, ka qëlluar me armë në ajër. Neni 278/2, 84 e 274 të Kodit Penal.”/Pamfleti.com