Pranimi i kërkesës së SHBA-së për të strehuar afganët në Shqipëri po shoqërohet me diskutime të shumta. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela, i cili i ka surprizuar të gjithë.
Ngjela ka publikuar një video ku një grup i komunitetit rom performon për të dhe shkruan se ne jemi popull human. Sipas Ngjelës nuk duhet të shqetësohemi pasi afganët do t’i paguajnë gjithçka tregut shqiptar.
Jo vetëm kaq, por Ngjela bën edhe deklaratën e fortë se në Afganistan nuk ka kapitullim, por kompromis.
“Përshëndes avganët që po vijnë në Shqipëri. Ne jemi popull human… Mos u shqetësoni, se gjithçka ata do t’ia paguajnë tregut shqiptar… Dhe do ikin me mirënjohje… Se në Afganistan ka kompromis, dhe jo kapitullim…”, shkruan Ngjela krahas videos.