Gazetari Enver Robelli ka sulmuar ashpër ish-ministrin e Brendshëm të PD, Dritan Demiraj, pas një deklarate se Edi Rama duhet të ketë kujdes, pas afganët që do të vijnë në Shqipëri mund të kryejnë përdhunime, të nxitur edhe ngaqë femrat shqiptare vishen me minfunde.
“Kur sheh, me nder me thene, ish-oficere te Ushtrise shqiptare duke alarmuar me ton ksenofob qe afganet te mos vendosen ne plazhet e Durresit, sepse mund te perdhunojne gra, vetvetiu mund te te shkoje mendja te moralistet kaloresiake super-shqiptare qe s’kane bere gje te keqe ne Europen Perendimore ne 30 vitet e fundit.
As nuk jane marre me prostitucion, as nuk kane shitur droge, as nuk kane vrare njeri, as nuk kane vjedhur gje, as nuk kane fituar azil me genjeshtra, thjeshte bijte e kombit shqiptar s’bejne pune te tilla, kurse afganet e gjore, ende pa ardhur ne Shqiperi, stigmatizohen si perdhunues!
E llahtarshme qe zera te tille citohen nga mediat, madje zera qe shiten per njefare kompetence per popujt e Hindukushit”, shkruan Robelli.